KATEGORIA E PARË, AXHENDA/ Java e parafundit mund të dhurojë verdikte të tjera, mësoni përballjet dhe kur luhet e 32-ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2026 | 18:38

KATEGORIA E PARË, AXHENDA/ Java e parafundit mund të dhurojë verdikte të tjera, mësoni përballjet dhe kur luhet e 32-ta

Java e 31-të e Kategorisë së Parë ka dhënë disa verdikte të para për edicionin në fjalë sa i përket luftës për ngjitjen. Por ka ende shumë gjëra në lojë, duke filluar nga skuadra që do të shpallet kampione, për të vazhduar deri te rënia në Kategorinë e Dytë.

kategoria e pare

Për shkak të situatës aktuale në renditje (SHIH KËTU), shumë nga këto verdikte mund të zgjidhen që në javën e 32-të, të parafundit të sezonit të rregullt, që është planifikuar të luhet të shtunën e ardhshme më datë 25 prill, në orën 15:00.

Me ngjitjen direkte të vendosur tashmë, sfida Pogradeci-Skënderbeu ka humbur pak shkëlqimin e saj. Por ajo mund të shërbejë, paralelisht me Laçi-Kukësi, për të përcaktuar se kush mund të jetë ekipi fitues i kategorisë për këtë edicion.

JAVA 32
25.04.2026, ora 15:00

Laçi – Kukësi

Pogradeci – Skënderbeu

Kastrioti – Luftëtari

Burreli – Lushnja

Besa – Korabi

Iliria – Apolonia

PANORAMASPORT.AL