KATEGORIA E PARË, RENDITJA/ Zgjidhen dilemat për Superioren, çdo gjë e hapur për play-off dhe mbijetesën kur mbeten edhe dy javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2026 | 17:28

KATEGORIA E PARË, RENDITJA/ Zgjidhen dilemat për Superioren, çdo gjë e hapur për play-off dhe mbijetesën kur mbeten edhe dy javë

Java e 31-të e Kategorisë së Parë ka dhënë verdiktet e para të këtij edicioni, pasi Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore, ndërsa Pogradeci dhe Iliria janë po matematikisht pjesëmarrëse në play-off.

kategoria-e-pare-1

Sa i përket skuadrave të tjera, çdo gjë është e hapur dhe mund të ndryshojë në dy javët e mbetura, si për pjesëmarrjen në play-off, ashtu dhe për mbijetesën.

Burreli e Korabi që janë në mesin e artë kanë ende mundësi të rrezikojnë Besën e Kastriotin që ndodhen në zonën play-off aktualisht.

Ndërkohë, në fund është rebus për t’u zgjidhur se kush do të bjerë në mënyrë direkte mes Luftëtarit, Kukësit, Apolonisë dhe Lushnjes e kush do të shkojë në play-out për mbijetesën.

sdffdssfdsfdsfdsfdfsdfsd

PANORAMASPORT.AL