Ka shanse për Qefalinë, Dinamo humbet sulmuesin për duelin vendimtar
Dinamo nuk po kalon një moment të mirë dhe të shtunën në Shkodër, do të provojë që të kalojë këtë formë në përballjen ndaj Vllaznisë.

Të besuarit e Dajës do të përballet me shkodranët që mbajnë vendin e parë në klasifikim dhe fitorja është detyrim për vetë objektivin që kryeqytetasit kanë, në një përballje që këtë vit ka dhuruar emocione dhe shumë polemika në të gjitha sfidat e zhvilluara. Për këtë sfidë të rëndësishme, Daja do të duhet të bëjë pa shërbimet e disa prej lojtarëve kryesorë, pasi Beqja e Qardaku mbeten sërish jashtë për shkak të dëmtimeve të pësuara disa javë më parë, ndërkohë që në sfidën e fundit ndaj Teutës, u largua i dëmtuar edhe Qefalija.
Mesfushori është këshilluar të stërvitet individualisht në palestër me shpresën që të jetë i gatshëm për sfidën e së shtunës edhe pse duket e vështirë. Një tjetër mungesë e rëndësishme është ajo e Guindos, i cili pësoi dëmtim vetëm një ditë para takimit me Teutën, duke përfunduar jashtë skuadrës për atë sfidë dhe do të rikthehet pas Kombëtares.
PANORAMASPORT.AL













