Java 24 mbyllet me tri sfida delikate! Nga derbi Partizani-Tirana te përballja e Vllaznisë me Elbasanin, mësoni axhendën e Superiores për sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2026 | 8:22

Java 24 mbyllet me tri sfida delikate! Nga derbi Partizani-Tirana te përballja e Vllaznisë me Elbasanin, mësoni axhendën e Superiores për sot

Sot janë rezervuar tri ndeshje, që mbyllin javën e 24-të të Superiores. Përballjet janë të gjitha për t’u shijuar, pasi vlejnë për mbijetesën dhe po ashtu titullin kampion.

Kategoria-Superiore

Fillimisht rikthehet derbi Partizani-Tirana, që njihet ndryshe si ndeshja e cila tërheq interesin më të lartë në Shqipëri. Ky takim është programuar për në orën 16:30, ndërsa ndryshimi erdhi këtë javë për orën 19:30 që bëhej më parë e ditur. Paralel me derbin e kryeqytetit, në “Elbasan Arena” do të jetë Dinamo që pret Flamurtarin. “Blutë” duan fitoren e parë në kampionat për vitin 2026.

Dita do të mbyllet me supersfidën Vllaznia-Elbasani. Ky takim në “Loro Boriçi” mund të vendosë shumë për fatin e titullit kampion në fund. Aktualisht kuqeblutë numërojnë 3 pikë më tepër se Elbasani. Sfida nis në orën 19:30. Më parë ky takim ishte programuar në orën 16:30.

DINAMO–FLAMURTARI 16:30 (“Elbasan Arena”)

PARTIZANI–TIRANA 16:30 (“Air Albania”)

VLLAZNIA–ELBASANI 19:30 (“Loro Boriçi”)

PANORAMASPORT.AL