Ishte zëvendëstrajner te Partizani, gati firma me Strugën duke ndjekur gjurmët e Shpëtim Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2025 | 17:52

Ishte zëvendëstrajner te Partizani, gati firma me Strugën duke ndjekur gjurmët e Shpëtim Duros

Pas ndarjes me trajnerin Ilço Gjorgjioski, drejtuesit e klubit Struga Trim Lum janë në kërkim të një strategu të ri.

ancic

Sipas informacioneve të disponueshme, janë realizuar kontakte me disa trajnerë, por kandidati më serioz për të marrë drejtimin e skuadrës është trajneri serb, Dragan Aniçiç, i cili deri para pak kohësh ishte ndihmës i Veselinoviç te Partizani. Aniçiç, i lindur në vitin 1970 në Beograd, ka një përvojë të pasur si trajner.

Nëse zyrtarizohet angazhimi i tij, Aniçiç do të bëhej trajneri i dytë i huaj në historinë e Strugës, pas shqiptarit Shpëtim Duro, një tjetër me të shkuar te Partizani.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Struga TL ka synime të qarta për sezonin e ardhshëm dhe planifikon të përforcohet ndjeshëm për të luftuar për kreun e renditjes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

PANORAMASPORT.AL