Ish-futbollisti i Tiranës u nda nga jeta, bardheblutë reagojnë për trajnerin që dikur ishte alternativë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2025 | 13:22

Ish-futbollisti i Tiranës u nda nga jeta, bardheblutë reagojnë për trajnerin që dikur ishte alternativë

Bota e futbollit u trondit dje nga lajmi i trishtë, për ndarjen nga jeta të Mladen Zhizhoviç. Ky i fundit ishte ulur në stolin e Radniçkit, që po përballej me Mladost në Serbi. Pas 20 minutave lojë pësoi një kolaps dhe u transportua në spital, megjithatë përpjekjet rezultuan të kota.

zhizhovic

Zhizhoviç ishte vetëm 44 vjeç, ndërsa kujtohet si ish-futbollist i Tiranës në Shqipëri. Po ashtu në vitet e fundit është përfolur edhe si kandidat, për t’u ulur në stolin e bardhebluve. Në Shqipëri kalonte eksperiencën e vetme jashtë Bosnjës si lojtar.

Si trajner ndërkohë drejtoi edhe Shkupin për një periudhë kohore në Maqedoninë e Veriut. Tirana ka publikuar sot një postim për Zhizhoviç.

Screenshot 2025-11-04 132105

PANORAMASPORT.AL