Infermieria e Partizanit është mbushur plot, tre prej lojtarëve të dëmtuar kanë mbyllur vitin 2025

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2025 | 15:40

Infermieria e Partizanit është mbushur plot, tre prej lojtarëve të dëmtuar kanë mbyllur vitin 2025

Partizani është përballur me katër dëmtime të rënda gjatë këtij sezoni. Bëhet fjalë për Albers Kekon, Amos Nondin, Mateo Çipin dhe Karlos Martinezin. Ky i fundit pritet të kthehet pas më tepër se dy muajsh mungesë, pasi theu dorën në stërvitje.

Screenshot 2025-11-06 141652

KEKO- Sulmuesi ishte ndër të preferuarit e trajnerit Skënder Gega. Keko fitoi besimin si titullar, ndërsa u aktivizua në ndeshjen me Kaljun në Estoni. Në pjesën e parë u detyrua të largohet nga fusha e blertë me barelë dhe lot në sy. Vendin e tij e mori Elson Himallari, vetëm 16 vjeç. Për të ishte një debutim historik. Keko iu nënshtrua operimit dhe do të kthehet në vitin 2026.

NONDI- Partizani afroi një mesfushor, i cili që në stërvitjen e parë tregoi aftësi dhe u shfaq si element që do të ishte i rëndësishëm. Mesfushori nga Kenia u dëmtua që në javën e parë te Partizani. Nondi mbylli vitin 2025 akoma pa debutuar. Pas Kekos ishte ai që iu nënshtruar operacionit. Një humbje e madhe duke pasur parasysh besimin e madh që qëndronte tek ai.

MARTINEZ- Partizani afroi një futbollist nga Kosta Rika, i cili kishte që në qershor me skuadrën. Në ditët e fundit të muajit gusht, Martinez theu dorën. Dëmtim i rëndë për të, që ka humbur më shumë se dy muaj në fushë. Partizani lëvizi shpejt për zëvendësuesin dhe kështu vetëm disa ditë më vonë u afrua Albion Marku, që rezultonte i lirë. ÇIPI- Dëmtimet që kanë zgjatur disa javë janë të shumta te Partizani. Kjo pjesë e shkrimit prek vetëm ata që i kanë munguar apo do i mungojnë Partizanit për një kohë të gjatë. Një prej tyre është edhe Çipi. Kërnaja i dha mundësinë të fitonte minutat e para ndaj Flamurtarit në Vlorë. Aty u dëmtua rëndë dhe u largua mes dhimbjeve. Tashmë është me paterica dhe koha për t’u rikuperuar do të jetë e gjatë.

Screenshot 2025-11-06 141431

PANORAMASPORT.AL