I preferuari i derbit, FSHF nuk surprizon me gjyqtarin e Partizani-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2026 | 15:04

I preferuari i derbit, FSHF nuk surprizon me gjyqtarin e Partizani-Tirana

Juxhin Xhaja do të drejtojë derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Ky takim ka vlerë për javën e 24-të të Superiores dhe do të nisë në orën 16:30.

Screenshot 2026-02-15 150407

Nuk kishte surpriza, pasi Xhaja është ndër arbitrat e preferuar për këtë takim. Ishte pikërisht ai që drejtoi të fundit, kur Partizani fitoi në dhjetor me rezultatin 0-2. Nga xhepi i tij dolën katër kartonë të verdhë. Në VAR ndërkohë është vendosur Kreshnik Barjamaj.

Gjyqtar kryesor: Juxhin Xhaja

Asistent i parë: Arbër Zalla

Asistent i dytë: Rejdi Avdo

Gjyqtar i katërt: Ditmir Grimci

VAR: Kreshnik Barjamaj

AVAR: Indrit Myrtja

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL