I doli emri te Partizani, konfirmohet e ardhmja e “demave” për pjesën e mbetur të sezonit
Aleks Ibakaçe nuk do të jetë lojtar i Partizanit. Pista për kilianin ka rënë, ndërsa të kuqtë nuk konsiderojnë një afrim në krahun e majtë të mbrojtjes.

27-vjeçari është pa ekip që nga fillimi i shkurtit. Për herë të fundit ishte pjesë e Belgranos në elitën e futbollit argjentinas, ndërsa mbetet në kërkim të një ekipi.
“Panorama Sport” mëson se te Partizani janë të vendosur, që t’i besojnë Atanaskoskit dhe Buxhelajt në pjesën e mbetur të sezonit. Të dy lojtarë që e njohin mjaft mirë klubin e kuq dhe ndër ato me më tepër ndeshje që janë në kontigjentin aktual.
Karriera e Ibakaçes është fokusuar në Kili dhe Argjentinë. Duket se dëshira e tij është që të provojë një eksperiencë në Europë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













