Hajduku paraqitet me ”artilerinë e rëndë” ndaj Dinamos. Fut në listë ish-sulmuesin e Milanit, por jo futbollistin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2025 | 23:11

Hajduku paraqitet me ”artilerinë e rëndë” ndaj Dinamos. Fut në listë ish-sulmuesin e Milanit, por jo futbollistin shqiptar

Klubi i Hajdukut të Splitit nuk do të kursejë asnjë nga lojtarët kryesorë për të synuar kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Konferencës. Skuadra kroate, nën drejtimin e trajnerit i Gonzalo Garsia, do të jetë kundërshtari i Dinamos në dy ndeshjet e turit të tretë të turneut ndërkombëtar.

rebic

Dhe klubi nuk ka kursyer as Ante Rebiç, yllin e sulmit që u afrua pak ditë më parë. Sulmuesi 31-vjeçar është një emër i njohur në futbollin europian falë paraqitjeve të tij me klubin e Milanit, apo edhe në radhët e përfaqësueses së Kroacisë.

Ndonëse lojtari nuk është në formën më të mirë pasi ka nisur stërviten vetëm pak ditë më parë, Hajduku e ka përfshirë në listën e UEFA-s për këto ndeshje, ku ai pritet të debutojë me fanellën e këtij klubi. Ndërkohë, jashtë listës është lënë mbrojtësi kosovar Ron Raçi, i cili iu bashkua po ashtu disa ditë më parë klubit kroat nga radhët e Prishtinës.

PANORAMASPORT.AL