Postuar: Prill 27, 2025 | 10:27
Gvozdenoviç ka në dispozicion edhe “makthin” e Partizanit, por mund ta nisë nga stoli
Një nga rikthimet më të rëndësishme të Elbasanit do të jetë edhe ai i Emiljano Mustës. Futbollisti ka kryer rregullisht stërvitje me ekipin dhe të paktën do të jetë në stol, pasi dora është ende e fashuar.

Ish-i i kësaj sfide i ka shënuar tri herë të kuqve këtë sezon, ndaj nëse do të jetë nevoja, me siguri Gvozdenoviç do ta përdorë në fushën e lojës.
Sakaq, një rikthim i rëndësishëm është edhe ai i Arsen Kasës, i cili ka shanse reale për ta nisur si titullar. Në dyshim është gjithashtu Klevis Kasa, me mbrojtësin e majtë, që la fushën i dëmtuar në përballjen me Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL













