Gvozdenoviç bën ndryshime në 11-she, ja formacioni i mundshëm në transfertën me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 11:05

Gvozdenoviç bën ndryshime në 11-she, ja formacioni i mundshëm në transfertën me Bylisin

Elbasani ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit, me skuadrën që po punoi për të qenë në formën më të mirë të mundshme.elbasaniPër trajnerin Ivan Gvozdenoviç vijnë edhe lajme pozitive, pasi në grup janë rikthyer Ibrahima Dialo dhe Bledar Lila, ndërsa sa i përket formacionit, nuk priten shumë lëvizje krahasuar me ndeshjet e fundit. Sakaq, skuadrës i rikthehet edhe Karim Loukili pas pauzës me Vorën për shkak të kartonëve.

Ndërkohë, situata mbetet për t’u vlerësuar për Xhonatan Lajthinë dhe Kristi Qosen, të cilët kanë shfaqur probleme dhe mbetet për t’u parë nëse do të rikuperohen dot në kohë për përballjen ndaj Bylisit. Stafi teknik do të marrë vendimin përfundimtar vetëm pas vlerësimit të gjendjes së tyre fizike.dgg

PANORAMASPORT.AL