Goli i parë i Manajt ndaj Andorrës, Asllani i bëri me shenjë skemën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 0:06

Goli i parë i Manajt ndaj Andorrës, Asllani i bëri me shenjë skemën

Goli i parë i shënuar nga Shqipëria ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare” nuk ishte rastësi. Kristjan Asllani dhe Rei Manaj shkëmbyen një bisedë të shkurtër përpara sesa të ekzekutonin goditjen e dënimit dhe nga gjestet e bëra, duket se mesfushori i Interit i bëri shenjë me dorë që të sulmonte shtyllën e parë.

ASLLANI MANAJ

Kështu ndodhi. Asllani e krosoi topin aty dhe Manaj përfitoi në ajër, duke ndëshkuar kundërshtarët.

PANORAMASPORT.AL