Goleadë e Tirana AS, shpërthen edhe Apolonia në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2016 | 14:37

Goleadë e Tirana AS, shpërthen edhe Apolonia në transfertë

Për javën e 16-të të futbollit të femrave në kompleksin “Olimpik” në Tiranë u luajtën dy takime. Fillimisht Tirana AS fiton me goleadë ndaj AAS 8-0 dhe më pas The Door fiton 3-0 ndaj Dajtit. tirana as futboll femraNë ndeshjen Tirana AS

The Door, e talentuara Desantila Koldashi firmos me tripletë, ndërkohë edhe goleadorja kryeqytetase, Anela Vishkulli, ka realizuar po një tripletë. Ndërsa dopietën e vulosi Anxhela Aliu. Skuadra mike e AAS-së ishte e pafuqishme përveç disa rasteve gjatë pjesës së dytë. Dashamira Visha më e mira e kësaj skuadre pati një mundësi. The Door, nga ana e saj, arriti të zhbllokonte që në minutën e 8-të me 11-metërsh, pasi Cena e kap me dorë brenda zonës dhe është lojtarja vet.

E veçanta e kësaj sfide ishte aktivizimi nga trajneri Gëzim Gega i portieres rezervë, inxhinieria e naftës, Katerina Gega, që shkëlqeu me tri pritje të bukura.

Në ndeshjen tjetër Dajti nuk mundi të shënonte golin e nderit edhe pse erane Marsela Djegesina ajo që ekzekuton bukur. Pas 5 minutash është Hasanaj që gjuan shtrirazi dhe rreth 18 metra lart portës duke shënuar golin e dytë. Pas pushimit, Djegesina plotë- son dopietën e saj dhe vulos fitoren 3-0 të The Door-it.

Apolonia arriti dje në Durrës një fitore të lehtë ndaj Teutës. Fieraket me më shumë cilësi se kundërshtari nuk e patën të vështirë të shënojnë plot 8 herë në portën kundërshtare. Nga ana tjetër, vendëset, të privuara nga mungesat e shumë lojtareve, nuk mundën të bëjnë më tepër, por kapitulluan pa kushte ndaj fierakeve ndjeshëm në formë më të mirë.

TIRANA AS-AAS 8-0
GOLAT: Aliu 31′, 46′, Koldashi 42′, 49′, 56′, Vishkulli 53′, 75′, 80′
TIRANA AS: Deda (Gega 68′), Beqiraga, Tota, Vishkulli, Mema, Aliu, Ademaj (Kolgjini 32′), Rriçku, Leba, Koldashi, Muho. Trajner: Gëzim Gega. AAS: Gocaj, Dibra, Isaj, Thaçej, Daku, Uruçi, Shytani (Piri 46′), Tukaj, Sufaj, Prendushi, Syla. Trajner: Alfrida Uruçi
GJYQTARË: E. Rusta, E. Kume, M. Salla, F. Xhemalaj (Elbasani) Delegate: Emi Shena (Tiranë)

DAJTI-THE DOOR 0-3
GOLAT: Djegesina 8′ (11- m), 53′, Hasanaj 13′ DAJTI: Çaushllari, Xhaja, Disha, Doni, Cena, Nika (Zalla 72′), Xhaferri, Spaho, Visha, Meta, Hoda. Trajner: Klaudian Gjonpalaj
THE DOOR: Hajdari, Brahimi, Halili, Asllanaj (Shuto 50′), Rrasari, Skutina, Piranaj, Shmida, Arnoku, Djegesina, Hasanaj. Trajner: Arben Permeza
GJYQTARË: M. Çemeri, M. Hajdari, E. Kapxhiu, E. Laraj (Durrës)
DELEGATE: Elira Kajtazi (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Xhaferri 60′

TEUTA-APOLONIA 0-8
GOLAT: Zarka 16′, 21′, 26′, 70′,Levenaj 72′, Goro 81′, 82′, 87′
TEUTA: Tusha, Celanji, Laraj, Canga, Hysa, Dedgjonaj, Çela, Koxha, Xhymerti, Malaj, Kertusha.(U aktivizuan: Qerimi, Gjeci, Shpata). Trajner: A. Doraci
APOLONIA: Mullaj, Tahiri, Demiri, Doko, Cekaj, Taullaj, Gjoni, Levanaj, Kostaj, Zarka, Goro. (U aktivizuan: Hunci, Xhindole, Cekaj, Saliaj). Trajner: A. Ymeraj
GJYQTARË: F. Borova, S.Tushaj, G.Asllani, E.Oruçi

JUBAN D.-KINOSTUDIO 3-3
GOLAT: P.Jaku 55’ (11-m), Rrotani 70’ (11-m), 85’/ Begallo 60’, 78’, Poçesta 82’
JUBAN DANJA: Muçojani, Hila, S.Haxhari, Ndoci, Gega, Mustafaj, Dukaj, P.Jaku, Rripaj, A.Haxhari, Rrotani. Trajner: M.Jaku
KINOSTUDIO: Moka, Llalla, Aliaj, Kamberi, Lulaj, Kuçi, Beqiri, Lufi, Lova, Poçesta, Begallo. Trajner: G.Gjonpalaj
GJYQTARË: B. Qato, K. Gjyli, O. Salillari

Përgatiti: A.Dushku/R.Gjini/ S.Nikshiqi