Gega i dha mundësinë e madhe te Partizani, ish-lojtari i të kuqve del i lirë dhe kthehet në opsion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2025 | 22:40

Gega i dha mundësinë e madhe te Partizani, ish-lojtari i të kuqve del i lirë dhe kthehet në opsion

Eneid Kodra ka ndarë rrugët me Suharekën në Kosovë. Mbrojtësi kishte kontratë dhe për 1 sezon, megjithatë palët nuk kanë vazhduar më tej.

Screenshot 2025-06-23 193827

Kodra e nisi gjithçka në vitin 2018, kur Gega e mori në ekipin e parë të Partizanit. Mbrojtësi pati edhe debutimin e tij me fanellën e kuqe, ndërsa luajti po ashtu me ekipin B.

Pas eksperiencës me Partizanin, 25-vjeçari u transferua te Kastrioti. Në Kosovë e kishte edicionin e parë.

Suhareka ra nga kategoria dhe duhet të riformatohet. Deri tani janë zyrtarizuar disa largime si Kodra, që kthehet në opsion për klubet e tjera shqiptare.

kj

PANORAMASPORT.AL