FOTO/ Ylli i por*os i bën premtim tundues lojtarit të PSG para finales së Champions. I përgjigjet gruaja: Ajo nuk e di që një natë pasioni për të do të thotë…
Një yll i pornos, i ka bërë një premtim tundues portierit të PSG, Matvej Safonov para finales së Ligës së Kampioneve, por ka marrë një përgjigje të papritur nga gruaja e futbollistit.

Aktorja ruse e filmave me pullë të kuqe, Mary Rock, i ofroi publikisht Safonov një “natë pasioni” për çdo pritje që ai do të bënte në finalen ndaj Arsenalit këtë fundjavë. Aktorja 30-vjeçare, e cila është një fanse e PSG-së, i uroi fat klubit dhe i bëri propozimin shumë tundues bashkëkombësit të saj.
“Përshëndetje Matvej Safonov! Si një fanse e PSG, unë të uroj fat dhe fitoren ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampioneve. Për ta bërë triumfin edhe më të ëmbël, unë të premtoj aq net pasiononte, sa pritje do të kesh në këtë ndeshje”, ishte mesazhi i saj.
Ndërsa Safonov nuk ka kthyer përgjigje për këtë propozim, atë e ka bërë gruaja e tij, Marina Kondratiuk e cila është një emër i njohur në rrjetet sociale në Rusi. Dhe sipas saj, ylli i pornos ka gabuar me propozimin pasi nuk njeh aq mirë burrin e saj.

“Një aktore pornoje i uroi burrit tim fat të mbarë për finalen e Ligës së Kampioneve dhe i premtoi një natë të nxehtë për çdo pritje. Ajo nuk ia ka idenë që për të, net pasioni nënkuptojnë të bësh fjalëkryqe, të shohësh emisionin me kuice ‘Çfarë? Ku? Kur?’ dhe të shkosh në shtrat në orën 23:30, pasi ta marrë djalli, duhet të çohet herët ditën e nesërme për stërvitje”, ishte përgjigja e saj ndaj aktores ruse.

PANORAMASPORT.AL













