FOTO/ Postim i rrallë nga Cara, drejtori i Partizanit shfaqet krah ish-kapitenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 17:41

FOTO/ Postim i rrallë nga Cara, drejtori i Partizanit shfaqet krah ish-kapitenit

Tedi Cara shpërndan mjaft rrallë foto në rrjetet sociale. Sot ishte një prej atyre herëve, ndërsa ish-kapiteni i Partizanit u shfaq krah Olsi Ramës. Ky i fundit prej vitesh mbetet drejtor i përgjithshëm i Partizanit.

CARA

Sulmuesi po shfrytëzon pushimet në Ukrainë. Kështu ishte i pranishëm në stadium në mbështetje të Partizanit, pikërisht te dy sfidat e fundit me Egnatian dhe Dinamon.

Cara u shit në janarin e këtij viti tek Oleksandrija në Ukrainë. Prej atëherë është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën.

25-vjeçari numëron 33 paraqitje ku ka shënuar dhjetë gola. Oleksandrija po bën mjaft keq në këtë edicion, ndërsa mban vendin e parafundit dhe lufton për mbijetesë.

Screenshot 2025-12-25 173421

PANORAMASPORT.AL