FOTO/ Besa e përjashtoi pas humbjes me Flamurtarin, Mentor Mazrekaj bëhet nostalgjik për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2025 | 14:09

FOTO/ Besa e përjashtoi pas humbjes me Flamurtarin, Mentor Mazrekaj bëhet nostalgjik për Partizanin

Mentor Mazrekaj nuk luan prej shkurtit të këtij viti. Besa përjashtoi kapitenin e saj, pas humbjes me Flamurtarin.

Screenshot 2025-04-23 140415

Mazrekaj është bërë nostalgjik përmes rrjeteve sociale. 36-vjeçari ka ripostuar një foto, ndërsa ishte pjesë e Partizanit dhe luanin kundër Skënderbeut.

Kujtojmë se 36-vjeçari kaloi me të kuqtë eksperiencën e parë jashtë Kosovës. Mazrekaj ishte ndër më të spikaturit, para se të kthehej në Kosovë rreth 8 vite më parë.

Karriera e tij pësoi rënie, ndërsa u kthye për të bërë mirë më pas me Laçin dhe Strugën ku fitoi titullin. Kontratën e fundit e ka të lidhur me Besën në Kategorinë e Parë.

Screenshot 2025-04-23 140415

PANORAMASPORT.AL