FORMACIONI/ Partizani me mungesa, trajneri Gega projekton debutime në Europë
Partizani do të përballet me Kaljun, në orën 18:45. Sfida në Talin është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. Partizani i Skënder Gegës duhet të bëjë me disa mungesa në Estoni. Ismaili dhe Janjeva nuk llogariten prej kohësh, pasi janë të dëmtuar.

Në anën tjetër, Bintsuka akoma nuk i është bashkuar ekipit. Mungesa më e madhe mund të quhet ajo e Vusal Isgandarlit. Sulmuesi azerbajxhanas nuk ndodhet në Estoni me pjesën tjetër, për shkak të problemeve me pasaportën e tij. Pengesa i vjen nga Azerbajxhani.
FORMACIONI I MUNDSHËM- Qirko në portë mund të quhet e sigurt. Martinez, Preka dhe Buxhelaj kanë vendin e tyre në mesfushë, ndërsa Mehmeti e plotëson repartin e mbrojtjes si një eksperiment. Partizani nuk ka alternativa të shumta në mesfushë, për këtë ekziston mundësia që Dion Vata të ketë debutimin e tij në Europë.

Sembene që ka blinduar vendin e tij në mesfushë dhe Kote janë alternativat që shikohen të preferuar për plotësuar repartin. Tedi Malaj, që aktivizohet në mesfushë mund të bëjë mjaft mirë edhe në sulm. Për të do të ishte po ashtu debutim në Europë. Keko dhe Skuka do të udhëhiqnin bashkë repartin ofensiv.
PANORAMASPORT.AL













