Formacioni më i vlerësuar në treg për të dyja ekipet, Egnatia dominon Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2025 | 18:21

Formacioni më i vlerësuar në treg për të dyja ekipet, Egnatia dominon Partizanin

Java e 17-të e Superiores do të vendosë përballë dy prej ekipeve më në formë të momentit. Egnatia që është përmirësuar sa u përket pikëve të edicionit të kaluar, ndërsa Partizani i ringjallur në dy muajt e fundit.

EGNATIA-PARTIZANI

Për këtë ky duel mund të shikohet si supersfida e javës. Fakt është se një formacion i kombinuar me lojtarët më të vlerësuar në treg nga të dyja skuadrat, sjell shumën 4.73 milionë euro. Me përjashtim të majës së sulmit ku Bintsuka dhe Bakajoko ndajnë vlerën e njëjtë, 300 mijë euro, pjesa tjetër mban vendin e tyre.

Çfarë mund të vërehet është se pavarësisht që Partizani njihet si klubi me skuadrën më të vlerësuar në total, Egnatia mban futbollistë që individualisht janë më dominues. Kështu formacioni i ndërtuar nëse Bakajoko përfshihet, përmban plot shtatë lojtarë të Egnatias dhe katër të Partizanit. Në anën tjetër, nëse Bintsuka përfshihet dhe jo Bakajoko, mund të vendoset një balancë me pesë lojtarë të Partizanit dhe gjashtë të Egnatias.

Screenshot 2025-12-18 182023

PANORAMASPORT.AL