Fitorja ndaj Vllaznisë mban vulën e tij, sulmuesi i Skënderbeut: I kërkoj falje Nikajt, jam gati për sfidën me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2025 | 20:41

Fitorja ndaj Vllaznisë mban vulën e tij, sulmuesi i Skënderbeut: I kërkoj falje Nikajt, jam gati për sfidën me Teutën

Nasr shënoi dy gola sot në “Loro Boriçi”, që i dhanë fitoren Skënderbeut kundër Vllaznisë.

bandicam 2025-03-15 20-39-44-743

Sulmues egjiptian deklaroi pas fitores:

“Faleminderit zotit, jam shumë i lumtur që shënova dy golat, që ndihmova ekipin. Jemi të lumtur, do pushojmë, të stërvitemi fort për ndeshjet e radhës. Duhet t’i kërkoj falje Nikajt që nuk i dhashë topin.

Teuta apo Skënderbeu më i fortë? Teuta është shumë e mirë, kishin trajner shumë të mirë, Martini. Më dha eksperiencë. Sot jam i lumtur se jam te Skënderbeu me histori, kemi trajner shumë të mirë. Jam gati dhe për përballjen tjetër me Teutën në fazën e katërt.

Merlim apo Lukuinjas? Të dy janë brazilianë, shumë të mirë dhe nuk shoh diferencë midis tyre.

Nuk më pëlqen të jem trajner, ka presion. Shpresoj të kem karrierë të mirë në të ardhmen, por jo si trajner.

Ka pasur një problem të vogël. Nuk është e rëndësishme pse ika nga Teuta. Më pëlqen që jam te Skënderbeu, shpresoj t’i ndihmoj që të qëndrojnë te Skënderbeu”, u shpreh Nasr për RTSH.

PANORAMASPORT.AL