Finalja e madhe e kampionatit, në Shkodër nuk kishte preferenca për kundërshtarin
Te Vllaznia e siguruan finalen e kampionatit që ditën e diel, ku kuqeblutë triumfuan ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Në këtë mënyrë, shkodranët pritën ditën e hënë për të marrë vesh se kush do të ishte kundërshtari i tyre, që tashmë është zyrtarizuar dhe do të jetë Egnatia.

Me rrogozhinasit, që falë barazimit 0-0 ndaj Partizanit siguruan finalen e dytë radhazi të kampionatit. Në këtë mënyrë dueli final i edicionit do të jetë ai mes Vllaznisë dhe Egnatias. Nga sa mëson gazeta në burime pranë klubit kuqeblu, te shkodranët nuk kanë pasur asnjë preferencë për sa i përket kundërshtarit në finale.
Në këtë mënyrë, duke i vlerësuar Egnatian dhe Partizanin si skuadra që kanë kualitet dhe njësoj të forta. Pavarësisht se tashmë te 9 herë kampionët e vendit, pasi është mësuar se do të jenë rrogozhinasit finalistë, kanë nisur përgatitjet e para. Me trajnerin Brdarç që do të zhvillojë një taktikë dhe lojë për të limituar në maksimum kampionët e vendit në fuqi. Trajneri gjerman këtë sezon ka arritur ta “thyejë” “tabunë” Egnatia dhe një gjë të tillë kërkon ta konkretizojë edhe në finalen e 12 majit.
PANORAMASPORT.AL













