Eliminimi nga Kupa, Bellaj e pranon: Ishte një nga ndeshjet më të dobëta, nuk është justifikim se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 20:12

Eliminimi nga Kupa, Bellaj e pranon: Ishte një nga ndeshjet më të dobëta, nuk është justifikim se…

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, ka deklaruar pas eliminimit të ekipit të tij nga Kupa e Shqipërisë se ekipi kishte bërë një paraqitje shumë të dobët përballë Teutës.

bellaj

“Ishte besoj një nga ndeshjet e dobëta tonat, nuk ishim ata që kishim përgatitur. Mund të ishin edhe shumë të ngarkuar futbollistët pasi kemi punuar këtë ditë që kemi pasur, kemi dhënë shumë ngarkesa.

Por megjithatë, kjo nuk justifikon paraqitjen tonë sot, të lojës me Teutën. Teuta e meritoi fitoren, si nga loja, edhe me golat e rastet, e meritoi”, tha Bellaj për RTSH pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL