Ekspertët e basteve thonë fjalën e tyre, injorojnë Partizanin në transfertën e Vllaznisë
Pas dy javësh të luajtura, Vllaznia numëron 3 pikë dhe Partizani 4 pikë. Një përballje mes dy skuadrave që kanë objektiva madhorë, është e duhura për të testuar forcën e secilës. Ekspertët e basteve kanë thënë fjalën e tyre.

Në ditën e ndeshjes, Vllaznia shfaqet favorite kundrejt “demave”. Fitorja e kuqebluve ka koeficientin 1.75. Në anën tjetër është Partizani me koeficientin e lartë për një ndeshje të tillë. 3.6 kuotohen të kuqtë.
Barazimi ndërkohë kuotohet me 3.3. Kjo është sfida e dytë në shtëpi për Vllazninë, gjatë këtij kampionati. Në të parën fituan 2 me 0 përballë Egnatias. Për Partizanin është transferta e parë e Superiores së edicionit 2025/26. Stadiumi “Loro Boriçi” është mjaft sfidues, pasi nuk kanë fituar asnjë nga gjashtë përballjet e fundit. Tre vite numërojnë të kuqtë aktualisht pa fitore.

PANORAMASPORT.AL













