EKSKLUZIVE/ Trajneri i Kombëtares së mundjes: Me Valiev na vodhën medaljen e artë, arbitrat na bënë padrejtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2024 | 22:02

EKSKLUZIVE/ Trajneri i Kombëtares së mundjes: Me Valiev na vodhën medaljen e artë, arbitrat na bënë padrejtësi

Leonard Çakmashi, trajneri i ekipit kombëtar të mundjes, ka rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Sport” emocionet e medaljeve në Lojërat Olimpike, ndjesi të cilat i quan të papërshkrueshme.

TRY

Çakmashi, tregon sekretet e kampionëve rusë të natyralizuar, të cilët po shkruajnë historinë e sportit shqiptar. Por trajneri gjithashtu ka një peng për ndeshjen çerekfinale të Valievit, për të cilën thotë hapur se sportistit tonë iu vodh fitorja dhe medalja e arit.

Çakmashi, cilat ishin emocionet që përjetuat në Paris, ku për herë të parë Shqipëria fitoi medalje olimpike?
Në fakt, më parë kisha përjetuar emocionet e titullit kampion bote me Zelimkhan Abakarovin dhe mendoja që ai do të ishte emocioni më i fortë, por kur arritëm edhe medaljet olimpike është një ndjesi që nuk përshkruhet dot. Të dy djemtë na e bënë zemrën mal.

Si është të punosh me këta sportistë?
Janë djem të mrekullueshëm, sportistë pa fjalë, por vetëm të punës. Disiplinën e kanë në maksimum dhe është kënaqësi të punosh me kampionë të tillë si brenda dhe jashtë tapetit. Na kanë gëzuar pa masë me paraqitjet e tyre

Cila ishte ndeshja që do të veçonit nga eksperienca e mundësve të Shqipërisë Olimpiadë?
Ndeshja më e bukur dhe ajo më decizivja ishte ajo e Chermen Valievit me kundërshtarin nga Uzbekistani në çerekfinale. Nuk e kishim menduar kurrë që në Lojërat Olimpike mund të hanin hakun, po kjo ndodhi në Paris. Valiev duhej ishte medalist i artë për peshën 74 kg, por na i hëngrën pikët hapur fare. Ishte një duel ku Chermeni e zotëroi kundërshtarin, por na u bë një padrejtësi e madhe nga arbitrat.

Çfarë të veçante kanë këta sportistë që mbërrijnë në nivele kaq të larta?
E veçanta e tyre është se ata dinë vetëm fjalën “punë”. Që të arrish në këto nivele duhet vetëm punë dhe sportistët e dinë shumë mirë këtë gjë. Kanë regjimin, disiplinën dhe të gjitha bashkë, gjë që më pas pasqyrohet edhe me nivelin që tregojnë në tapet. Arritëm të merrnim medaljet, një rezultat historik që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në sportin shqiptar. Një arritje që na ka kënaqur pa masë.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"