EKSKLUZIVE/ Trajneri Bordin shfaqet në stërvitje me Tiranën, por në skenë del dëshira e vjetër e bardhebluve
Roberto Bordin rrezikon që të shkarkohet nga Tirana. Humbja e djeshme me rezultatin 1-4 përballë Elbasanit ishte tronditëse për kampin bardheblu. “Panorama Sport” ka mësuar si qëndron situata te kryeqytetasit.

Bordin është shfaqur sot në stërvitje me Tiranën. Megjithatë, nëse trajneri italian nuk do vazhdojë, Tirana e ka menjëherë gati pasuesin.
Bëhet fjalë për Ardian Nuhiun. Ky i fundit ka mbetur i lirë, pasi përfundoi bashkëpunimin me Gjilanin ku qëndroi për 1 vit e gjysmë. Kështu nëse do të ketë një largim të Bordin, atëherë bëhet pretendenti kryesor për pankinën.
Te Tirana nuk shfaqet si emër i ri. Bardheblutë e kryeqytetit e kanë pasur edhe më parë në listën e dëshirave, por asgjë nuk është konkretizuar.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













