EKSKLUZIVE/ Tirana zgjidh çështjen “Latifi”, por i hedh në gjyq Regi Lushkja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2025 | 9:54

EKSKLUZIVE/ Tirana zgjidh çështjen “Latifi”, por i hedh në gjyq Regi Lushkja

Tirana zgjidh një problem, por nga ana tjetër i është hapur një tjetër. Gjyqi mes bardhebluve dhe Liridon Latifit është mbyllur.lushkja1

Burime në klub bëjnë me dije se palët kanë arritur një dakordësi mes tyre dhe Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes të Konflikteve nuk ka marrë një vendim në krah të njërës apo tjetrës palë. Gjithsesi, mbyllja e një problemi është pak, pasi një tjetër lojtar e ka çuar në gjyq Tiranën.

“Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për mesfushorin që tani vesh fanellën e Egnatias, Regi Lushkjen. Ky i fundit ka çuar në gjyq klubin për detyrime të prapambetura. Në javët në vazhdim do të ketë një vendim përfundimtar për çështjen.

Nga ana tjetër, Tirana duhet të zgjidhë çështjet Meta, Jaku dhe Bekaj, me të cilët ka disa detyrime për t’u paguar. Kujtojmë që Tirana, prishi gjithë skuadrën e sezonit të shkuar dhe ndërtoi një ekip nga e para.

PANORAMASPORT.AL