EKSKLUZIVE/ Tirana humbi 400 mijë euro, një tjetër futbollist largohet nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 14:30

EKSKLUZIVE/ Tirana humbi 400 mijë euro, një tjetër futbollist largohet nga bardheblutë

Mustafë Abdullahu, i cili ishte i huazuar te Karlsruhe në Gjermani, është zhdukur dhe nuk është pjesë e KF Tiranës. Në grumbullimin në Greqi ai nuk ishte pjesë e saj. Burime në klub bëjnë me dije se portieri nuk do të jetë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri, ndonëse ai ka një kontratë 6- vjeçare.

1698168965_mustafabdullahu

Me sa është marrë vesh, Abdullahu duhet të gjejë skuadër, pas humbjes së mundësisë te Karlsruhe. Skuadra gjermane vendosi që të mos e mbajë portierin, duke mos e blerë kartonin e kosovarit, që është në pronësi të bardhebluve. Kjo do të thotë që kryeqytetasit humbën 400 mijë euro.

OPERACIONI I DIMRIT – Tirana në dimër kompletoi transferimin e portierit në Bundesligën 2 në formë huazimi. Skuadra gjermane pagoi 50 mijë euro për këtë borxh, ndërsa në fund të sezonit ishte dhe mundësia për të blerë kartonin e Abdullahut nga Tirana. Ndërkohë, ishte vendosur shifra e 400 mijë eurove si detyrim për blerjen e kartonit, nëse klubi i Karlsruhes ngjitej në elitën e futbollit gjerman apo nëse skuadra vendoste ta mbante portierin.

Kontrata e re do të vlente deri në vitin 2029. Portieri u afrua te Tirana nga Besa në shtatorin e vitit 2023. Pas një sezoni me bardheblutë, u vendos huazimi te Malisheva. Hapësirat nuk ishin të shumta, për këtë u vendos një tjetër huazim. Kujtojmë që më parë me Karlsruhen ka luajtur edhe një shqiptar tjetër. Bëhet fjalë për Edmond Kapllanin. Portieri i Kombëtares së Kosovës ishte vëzhguar për një kohë të gjatë nga reparti i skautizmit dhe trajneri i portierëve të KSK-së, Markus Miller. Ai tërhoqi vëmendjen veçanërisht në ndeshjen ndërkombëtare kundër skuadrës gjermane U-21, në mars të vitit 2024. 1.99 metra i gjatë, aktualisht në dimër ishte i huazuar nga KF Tirana te FC Malisheva, por e shkëputi këtë huazim për t’iu bashkuar KSC-së. Abdullahu është largimi i dhjetë këtë verë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL