EKSKLUZIVE/ Redon Xhixha bën parashkimin për derbin: Luhet për një qytet, triumfon Tirana. Dua që të mbijetojë edhe Laçi… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2025 | 11:16

EKSKLUZIVE/ Redon Xhixha bën parashkimin për derbin: Luhet për një qytet, triumfon Tirana. Dua që të mbijetojë edhe Laçi… (E PLOTË)

Redon Xhixha është lojtari i fundit që ka shënuar dy gola për Tiranën në derbi, një dygolësh që përkon me fitoren e fundit të bardhebluve në sfidën me Partizanin.Redon-XhixhaBomberi i Tiranës në dy sezone, për “Panorama Sport”, analizoi bardheblutë, teksa tha se problemi i vetëm është mosnjohja e situatës. Kujtojmë që Xhixha la Shqipërinë në janarin e 2023-shit. Redoni fitoi “Topin e Artë” të kampionatit shqiptar 2022. Karabaku e bleu lojtarin për 550 mijë euro. Lojtari firmosi një kontratë 3.5-vjeçare, me vlerë 1 milion euro.

Redon, a e ke ndjekur kampionatin shqiptar dhe çfarë mendimi ke për të si shikues nga larg?

Po, e kam ndjekur me aq mundësi sa kam pasur dhe me duket shumë interesant. Më shumë nga fundi i tabelës, sepse atje po bëhet lufta me e madhe. Kjo sepse katër ekipet e para për mua diheshin që në janar. Ato që janë sot do të ishin, sepse e kanë merituar dhe treguar me futboll të bukur.

Në janar u përfole për tri skuadra në Kategorinë Superiore. Si qëndron e vërteta?

Po është e vertetë që për interesin tim në janar të disa skuaadrave për të më marrë në huazim, por pas shumë diskutimeve, vendosa qe të qendroj te Karabag.

Tirana, skuadra nga ku le Shqipërinë është e fundit në renditje dhe rrezikon të bjerë nga kategoria?

Tirana në vendin e fundit është, por nuk është vetëm ekipi bardheblu që rrezikon. Në total, janë 5 skuadra që rrezikojnë, sepse diferenca është me nga një pikë dhe kjo do të shihet në ndeshjet në vazhdim.

Ju keni kohë që jeni larguar, por sipas jush çfarë nuk shkon te Tirana?

Nuk di çfarë të them se çfarë nuk shkon te Tirana, sepse duhet të jesh brenda aty që ta kuptosh. Ne e kemi të thjeshtë të gjejmë një faktor. Dhe unë thjesht mund të them që u mungon eksperienca, duke u bazuar në dy ndeshjet e fundit. Në këto dy sfida, ishte në avantazh dhe nuk arriti të fitonte.

Të hënën luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ke një parashikim për këtë sfidë?

Derbi nuk ka parashikime. Derbi është derbi dhe ekipet motivohen më shumë. Mendoj që është e vetmja ndeshje që nuk ndikon fare as renditja as pikët, as ndeshjet direkte asgjë tjetër. Luhet për një qytet dhe në fund shpresoj të fitojë Tirana.

Tirana nuk e fiton këtë ndeshje që prej dy golave të tu në tetorin e 2022-it…

Po, e di që nuk fiton prej 2 golave të mi, por shpresoj që këtë herë të fitojë Tirana, sepse në radhë të parë i duhet për ecurinë e saj. Dhe kur fiton derbin, ekipi motivohet më shumë për ndeshjet e tjera në vazhdim. I duhet Tiranës kjo ndeshje për të shpëtuar sezonin.

Ju thatë që kjo ndeshje i duhet Tiranës për të shpëtuar sezonin. Gjithsesi, pyetja logjike është: A shpëton Tirana?

Siç e thashë, janë 5 ekipe me nga 1 pikë diferencë dhe nuk dihet kush shpëton dhe kush bie. Unë, si një “ish” i Tiranës dhe si një çun nga Kurbini, dua që Tirana dhe Laçi të qëndrojnë në Superiore.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL