EKSKLUZIVE/ Prapaskenat e takimit të Demit me presidentin e Kaljus për transmetimin e ndeshjes, Partizani i mundësoi që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2025 | 12:03

EKSKLUZIVE/ Prapaskenat e takimit të Demit me presidentin e Kaljus për transmetimin e ndeshjes, Partizani i mundësoi që…

Nga i dërguari ynë në Talin, EMANUEL LOCI
Dje ishte takimi i zakonshëm mes dy presidentëve të klubeve të Partizanit dhe Nome Kalju, siç ndodh para mbrëmjeve evropiane, në darkën zyrtare. “Panorama Sport” mëson prapaskenat e takimit të presidentit Demi me atë të Kaljus, Kuno Tehva, ku diskutimet nuk ishin thjesht për ndeshjen, por edhe për mos transmetimin e saj në asnjë televizion.

WhatsApp Image 2025-07-10 at 11.56.01 AM

Gjithçka për Kaljun ka ardhur si konflikt me Federatën në Estoni. Tehva njihet si promotor i klubeve profesioniste që janë në konflikt me federatën. Al Khelaifi është përfaqësues i tyre në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Dihet se presidenti i Kaljus është në konflikt me Federatën në Estoni. Platformat televizive që duan ta transmetojnë, sipas presidentit të Kaljus, kontrollohen nga federata dhe kanë sjellë oferta shumë të ulëta.

Pasi Partizani mësoi se vendësit kanë vendosur përfundimisht të mos e transmetojnë ndeshjen, presidenti Demi ofroi pagesën që Kalju priste. Më pas do të ishte edhe mundësia e transmetimit në Shqipëri.

Por nga Kalju u përmend më pas dhe fakti që e duan stadiumin të mbushur me tifozë në mbështetjen e tyre. Kështu deri tani me pak orë larg ndeshjes nuk ka ndryshuar asgjë, për transmetimin e saj.

PANORAMASPORT.AL