Postuar: Janar 31, 2026 | 23:10
EKSKLUZIVE/ Kolapsi në fushë gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, mësohet gjendja e Saliu Sembene
Saliu Sembene pësoi një kolaps në minutën e 85-të të ndeshjes, ndërsa Partizani po luante përballë Elbasanit.

“Panorama Sport” mëson nga burimet në klub se Sembene është në rregull pas panikut të shkaktuar në “Arena e Demave”. Mbrojtësi i Partizanit pati vetëm një kolaps të momentit, ndërsa po ashtu nuk ka pasur asnjëherë tjetër probleme.
Takimi ndërkohë qëndroi i ndërprerë për pesë minuta nga gjyqtari Eldorjan Hamiti. Partizani pësoi gol pasi ndeshja rifilloi dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2.
EJGI ÇABELI-PANORAMASPORT.AL













