EKSKLUZIVE/ Ilir Daja mbetet dëshirë e Shkëndijës, zbulohen prapaskenat me trajnerin e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2026 | 8:24

EKSKLUZIVE/ Ilir Daja mbetet dëshirë e Shkëndijës, zbulohen prapaskenat me trajnerin e Dinamos

Emri i Ilir Dajës vijon të lidhet me pankinën e KF Shkëndijës, që prej kohësh e sheh si një nga kandidatët më të fortë për drejtimin e skuadrës.

Ilir daja

Megjithatë, zhvillimet e fundit nuk janë në favor të këtij bashkëpunimi. Burime pranë trajnerit lënë të kuptohet se Daja nuk po shfaq interes konkret për një aventurë në kampionatin maqedonas në këtë moment, duke e bërë situatën të paqartë.

Në mungesë të një sinjali pozitiv, Shkëndija po detyrohet të mbajë të hapura disa pista të tjera për stolin teknik, ndërsa emri i Dajës mbetet më shumë një dëshirë sesa një negociatë reale për momentin.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL