EKSKLUZIVE/ Futbollisti bëhet çështje te Tirana, mendohet dënimi i afrimit të janarit pas derbit me Partizanin
Johan Kortez është bërë çështje te Tirana pas episodit të ndodhur në derbin ndaj Partizanit. Futbollisti bardheblu nuk e priti mirë zëvendësimin gjatë takimit dhe reagimi i tij u kap nga kamerat, teksa shfrynte inatin duke goditur karriget e pankinës.

Momenti krijoi tension në stol, aq sa u desh ndërhyrja e menjëhershme e trajnerit Ardian Nuhiju për të qetësuar situatën. Megjithatë, situata duket se nuk mbyllet vetëm me atë moment nervozizmi. Nuhiu njihet si një trajner me disiplinë të fortë dhe që kërkon respekt maksimal ndaj vendimeve teknike.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia e një mase disiplinore ndaj lojtarit kostarikan, në mënyrë që të ruhet ekuilibri në grup dhe autoriteti i stafit teknik.
PANORAMASPORT.AL













