EKSKLUZIVE/ E papritur! Ishte protagonist me bardheblutë, Tirana ndan përfundimisht rrugët me portierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2026 | 22:24

EKSKLUZIVE/ E papritur! Ishte protagonist me bardheblutë, Tirana ndan përfundimisht rrugët me portierin

Anxhelo Tafas ka mbyllur bashkëpunimin me Tiranën. “Panorama Sport” mëson se palët ndanë përfundimisht rrugët pas këtij sezoni.

tafas

Tafas ishte protagonist deri në javën e 23-të të Abissnet Superiore, kur edhe fitoi shiritin e kapitenit. Më pas humbi vendin e titullarit, pasi në portë u preferua Visar Bekaj.

25-vjeçari largohet me kujtimin e 24 ndeshjeve si bardheblu. Gjatë kësaj kohe e mbajti portën e paprekur në gjashtë takime, ndërsa te të tjerat pësoi 35 gola.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL