EKSKLUZIVE/ Dinamo e merr me terezi sfidën me Egnatian, për sulmuesin interesohen nga Çekia
Dinamo ka vendosur të shtyjë edhe me një ditë rikthimin në procesin stërvitor, duke i dhënë skuadrës më shumë kohë pushimi dhe rikuperimi. Ky vendim vjen pas një periudhe të ngarkuar, ku ekipi ka kaluar seanca intensive dhe ritëm të lartë pune, çka ka sjellë lodhje të ndjeshme te futbollistët.

Drejtuesit dhe stafi teknik kanë vlerësuar se në këtë fazë të sezonit, më e rëndësishme është freskia fi zike dhe mentale e skuadrës, sesa kthimi i menjëhershëm në fushë. Për këtë arsye, është vendosur që vetëm sot ekipi të rikthehet në stërvitje, me një program të lehtë rifi llimi.
SHQETËSIMET FIZIKE – Në kampin dinamovit, situata nuk është plotësisht e qetë sa i përket gjendjes së lojtarëve kryesorë. Dy emra që mbeten në vëmendje janë Dejvi Bregu dhe Bruno Dita, të cilët po kalojnë shqetësime fizike. Bregu dhe Dita kanë ndjerë ngarkesën e madhe të ndeshjeve dhe stërvitjeve të fundit, duke u kthyer në pikëpyetje për stafi n teknik. Ata po i nënshtrohen trajtimeve të specializuara dhe po monitorohen çdo ditë nga stafi mjekësor i klubit. Nëse gjendja e tyre nuk përmirësohet në ditët në vijim, nuk përjashtohet mundësia që të kursehen në disa seanca apo edhe të mos rrezikohen në ndeshjet e radhës.
MERKATO – Një nga temat më të nxehta në klub mbetet e ardhmja e Mustafa Koma, i cili po tërheq interes serioz nga jashtë vendit. Sulmuesi i ri raportohet se po ndiqet nga disa klube nga Çekia, por edhe nga ekipe të kampionateve të Europës Lindore, ku skautët kanë vlerësuar potencialin e tij fi zik dhe teknik. Gjatësia, forca në duele dhe mosha e re e bëjnë atë një profi l të kërkuar në tregun e transferimeve. Në klub nuk ka ende një ofertë zyrtare, por situata mbetet e hapur dhe çdo zhvillim në ditët në vijim mund të ndryshojë planet e Dinamos për repartin defensiv.
PANORAMASPORT.AL













