EKSKLUZIVE/ Demi merr në dorë situatën te Partizani, lojtarët nuk shpëtojnë pa sanksione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2025 | 22:36

EKSKLUZIVE/ Demi merr në dorë situatën te Partizani, lojtarët nuk shpëtojnë pa sanksione

Partizani po kalon situatë të vështirë, për këtë ka ndërhyrë menjëherë presidenca. Pas dështimit të rëndë në derbin me Tiranën, presidenti Gazment Demi i hapi rrugë ndryshimeve rrënjësore.WhatsApp Image 2025-10-08 at 08.08.05

Abilaliaj e dha vetë dorëheqjen së fundmi, ndërsa Milinkoviç u shkarkua. “Panorama Sport” mëson se presidenca organizoi dje paradite një mbledhje ku ia besoi Oltijon Kërnajës skuadrën për vazhdimin. Në të njëjtën kohë sanksionoi lojtarët për paraqitjet deri tani.

MBLEDHJA- Dje paradite u zhvillua një mbledhje te të kuqtë. Oltijon Kërnajës i është besuar drejtimi i skuadrës në vazhdim. Kërnaja e njeh mjaft mirë grupin, pasi ndihmoi Milinkoviçin që nga muaji gusht. Tashmë përveç ekipit B, trajneri nga Tropoja do të ketë përgjegjësi edhe për ekipin A. Një përgjegjësi e madhe për trajnerët që punojnë te klubi i Partizanit, dhe që vjen përgjithësisht në momente delikate si ky. Lojtarëve u është komunikuar se Kërnaja do i ketë në dorë zgjedhjet për ekipin. GJOBA- Partizani si rrallë herë në historinë e tij, mban vendin e parafundit në Superiore. Vetëm katër pikë të grumbulluara në gjashtë javë sollën shkarkimin e Milinkoviç. Nga ky moment i vështirë nuk mund të shpëtonin as lojtarët. Sipas kontratave që kanë, edhe janë gjobitur. Paraqitja e Partizanit ka qenë zhgënjyese në fushë. Jo vetëm këtë sezon, por thuajse gjatë gjithë vitit 2025. Tashmë pritet reagim nga futbollistët në fushë.

VËSHTIRËSITË- Te skuadra e Partizanit duhet një punë kolosale. Klubi u kujdes që të ndërtonte tre formacione, që do të ishin në dispozicion gjatë sezonit. Mbi 30 lojtarë të federuar, për t’i afruar secilit që do të ishte në pankinë larmishmërinë e zgjedhjeve. Deri tani ndërkohë dëmtimet kanë qenë të shumta. Kontingjenti i plotë nuk ka sjellë asnjë dobi, pasi janë katër humbje radhazi. Gabimet individuale, po ashtu të shumta, janë regjistruar nga ata që konsiderohen liderët e ekipit. Ndryshimet në formacion ndikojnë, kështu duket se ka ardhur koha që Partizani të ketë 11-shen e besuar në çdo ndeshje. Fakt është që nuk do të jetë aspak e lehtë.

GRUPI- Oltijon Kërnaja duhet të punojë me një grup, që është me moshë më të vogël se vetja me përjashtim të kapitenit Alban Hoxha. Të dy bashkë kanë 37 vite mbi supe. Da Silva që është 30 vjeç, Isgandarli, Atanaskoski dhe pjesa tjetër vijnë më pas për moshë. Kërnaja ka përgjegjësi të madhe dhe duke qenë se është pjesë e klubit prej vetëm tre muajsh. Në korrik ishte Fatjon Muhameti, si trajner i ekipit U19 që e drejtonte ekipin provizorisht. Asokohe Kërnaja ishte në hapat e parë me ekipin B.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL