Postuar: Shkurt 19, 2025 | 8:32
EKSKLUZIVE/ Braziliani në stërvitje me Egnatian, por me mendjen në… Ukrainë
Ish-kapiteni i Egnatias, Xhekson Kenio, po stërvitet me Egnatian aktualisht, siç duket dhe një postim të fundit të Fernandos, ku shfaqen ata të dy, bashkë me brazilianin tjetër Leo Melo.

Menjëherë është menduar për rikthimin e Xheksonit me fanellën e rrogozhinasve. Gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen, por gazeta mëson se lojtari është në pritje të kalimit në Ukrainë.
Xhekson, i cili ka luajtur në Turqi, është një mik i ngushtë i Fernandos dhe duket se nuk ka dashur të shkojë në Brazil nga Europa, sepse pret konktretizimin e lëvizjes drejt kampionatit ukrainas.

Xhekson Kenio
PANORAMASPORT.AL













