Egnatia “peshkoi” Partizanin në Final Four, Lushkja tremb me golat e tij: Fokusi te qëllimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 15:37

Egnatia “peshkoi” Partizanin në Final Four, Lushkja tremb me golat e tij: Fokusi te qëllimi

Egnatia do të përballet me Partizanin në gjysmëfinalen e Final Four. Ky takim do të luhet të hënën, më 5 maj ora 20:00. Ndeshja ku Egnatia ka avantazhin e barazimit do të luhet në “Arena Kombëtare”.

bandicam 2025-04-29 15-36-22-244

Regi Lushkja është një nga lojtarët që ka spikatur këtë sezon me kampionët. I afruar në verë, Lushkja është tashmë golashënuesi kryesor i Egnatias.

Me 14 golat e tij ndjek Bekim Balajn, që kryeson listën me 17 gola. Lushkja ka postuar së fundmi në rrjetet sociale.

“Fokusohu te qëllimi”, shkruan lojtari i kampionëve. Egnatia do kërkojë të mbrojë titullin, ndërsa lufton edhe për fitimin e Kupës.

Screenshot 2025-04-29 153448

PANORAMASPORT.AL