Egnatia me “artilerinë” e rëndë në Tiranë, bardhebluve i mungojnë 3 titullarë. Ja si pritet të rreshtohen në “Arena Kombëtare”
Në sfidën e sotme ndaj Egnatias, Tirana do të ketë tre mungesa të rëndësishme. Së pari, jashtë është Rimal Haxhiu. Lojtari nuk do të jetë deri në fund të sezonit në dispozicion të trajnerit të Tiranës. I dyti është Abel Abah.

Futbollisti ishte në “Skënder Halili”, por nuk u zhvesh fare, pasi ndiente dhimbje në gju. Edhe Ermal Meta nuk ia doli të ishte me grupin. Mesfushori kishte një gjendje gripale dhe zor se ai mund të jetë sot gati për takimin ndaj rrogozhinasve.
Po kështu, Tirana do të ketë një shqetësim plus në sfidën me Egnatian. Bëhet fjalë për katër lojtarë titullarë. Ata janë Ndreca, Prengaj, Gjumsi dhe Përgjoni. Të tre janë me nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Egnatian, do të plotësojnë numrin 4 të ndëshkimeve. Kjo do të thotë se do të mungojnë në ndeshjen ndaj Bylisit për javën e 22-të.

PANORAMASPORT.AL













