Postuar: Janar 23, 2026 | 23:27
Egnatia gjen tjetër zëvendësues për Dajsinanin, kampionët befasojnë me emrin për portierin e ri
Levan Tandilashvili është drejt kalimit tek Egnatia. Kampionët e Shqipërisë e kanë piketuar gjeorgjianin si zëvendësuesin e Mario Dajsinanit, që zërat e largojnë nga Shqipëria gjatë kësaj merkato.

22-vjeçari është aktualisht pjesë e Telavit, që bën pjesë në ligën e dytë gjeorgjiane. Tandilashvili shfaqet si befasi në radarin e rrogozhinasve.
Portieri në fjalë numëron paraqitje edhe me Gjeorgjinë U-19 dhe U-21. Po ashtu ka luajtur në elitën e futbollit gjeorgjian me Televin ku ra nga kategoria në edicionin e kaluar.
Deri tani Egnatia ka dy portierë pas transferimit të Klajdi Kukës te Tirana. Portieri i dytë për ekipin e Edlir Tetovës është Daniel Aful.
PANORAMASPORT.AL













