Postuar: Nëntor 25, 2025 | 9:52
E përjashtuan për shkak të sjelljes, ish-sulmuesi i Partizanit vazhdon të njëjtin program
Blesing Eleke po vazhdon me të njëjtin program në palestër, siç bëri pas largimit nga Partizani. Ndarja me Kazincbarcika ishte e hidhur, pasi në Hungari u raportua që erdhi si vendim nga klubi për shkak të sjelljes.

Eleke kishte shënuar dy gola vendimtarë në dy ndeshje të Kupës, që e kaluan Kazincbarcikën në fazën 1/8. Tashmë është për herë të tretë brenda vitit në kërkim të një klubi.
29-vjeçari kontribuoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Partizani. Golat me Skënderbeun, më pas Laçin dhe Elbasanin, patën vlerë për të shkuar në “Final Four”.
Klubi kishte në dorë për të aktivizuar rinovimin e kontratës. Partizani vendosi në qershor që të mos e vazhdonte bashkëpunimin me nigerianin.

PANORAMASPORT.AL













