E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2025 | 22:55

E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Egnatia ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Francois Dylis. Kështu raportohet kjo lëvizje e papritur nga kampionët, për mbrojtësin që u bashkua në janarin e vitit 2024.

EGNATIA

Dylis kishte kontratë të  vlefshme dhe për një sezon, por nuk do të mbetet nën urdhërat e trajnerit Edlir Tetova. Kujtojmë se 26-vjeçari është po ashtu pjesë e kombëtares së Haitit.

Egnatia e afronte atë si lojtar të lirë në janarin e vitit 2024. Kështu Dylis ishte pjesë e dy titujve kampion, një Kupe të Shqipërisë dhe po ashtu fitores së Superkupës. Në total mbrojtësi i qendrës numëroi 60 paraqitje ku dha dy asiste.

PANORAMASPORT.AL