E ardhmja e Hadrojt, ish-lojtari i Partizanit fokusohet te klubi pretendent

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2025 | 22:40

E ardhmja e Hadrojt, ish-lojtari i Partizanit fokusohet te klubi pretendent

Andi Hadroj nuk do të largohet nga Polisia Zhitomir në merkaton e janarit. Nga Ukraina u raportua se ish-mbrojtësi i Partizanit u ka kërkuar agjentëve, që të gjejnë një tjetër klub ku do të ketë më tepër hapësirë.473619415_1051605743646845_1726889028889810297_n-675x450

“Panorama Sport” mëson se ndërkohë se mbrojtësi është i fokusuar te Polisia aktualisht. Hadroj u transferua në janarin e këtij viti te Polisia. Largimi nga Partizani ishte i bujshëm, ndërsa të kuqtë përfituan financiarisht. Gropa që mbeti asokohe në krahun e djathtë nuk ishte e vogël, ndërsa Partizani e mbushi vetëm këtë sezon me Albion Markun. Hadroj ndërkohë shfaqet në kërkim të një klubi të ri, edhe pse njëherë duhet të ndërpresë bashkëpunimin me Polisian.

UKRAINË- Çdo gjë është parë si zhgënjim për Hadrojn te Polisia. Kjo pasi në total është aktivizuar vetëm në shtatë ndeshje për një vit të plotë. Për më tepër gjatë kësaj kohe ka luajtur edhe tek ekipi i dytë. Në shtatë ndeshje ku fitoi minuta me ekipin e parë, Hadroj u fut në pesë prej tyre nga stoli dhe në dy të tjerat u zëvendësua. Të tjerë që luajnë në elitën e futbollit ukrainas dhe shikohen si “ish” të Partizanit, mbeten Kristian Mba, Arinaldo Rrapaj dhe Tedi Cara. Emra që janë aktivizuar rregullisht, edhe pse Mba është preferuar më tepër nga stoli.

SHKËLQIMI- Hadroj pati një periudhë të artë te Partizani. Për shkak të paraqitjeve në kampionatin shqiptar, fitoi edhe ftesën e Silvinjos te Kombëtarja. Mbrojtësi i djathtë pati një rënie më pas, ndërsa ndikimin kryesor e patën dëmtimet. Transferimi në Ukrainë nuk erdhi në momentin e tij më të mirë, teksa të kuqtë u raportua se përfituan rreth 150 mijë euro. Dhe pse pritej që Hadroj të rikthehej ai i mëparshmi, deri tani është shfaqur shumë larg pritshmërive duke mos lënë gjurmë.

KONTRATA- 26-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e vitit 2027. Vetë mbrojtësi i Kombëtares shfaqet i vendosur për ta dërguar deri në fund bashkëpunimin me klubin.

PANORAMASPORT.AL