Dy rikthime të rëndësishme, Partizanit i shtohen forcat ndaj Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2025 | 23:41

Dy rikthime të rëndësishme, Partizanit i shtohen forcat ndaj Elbasanit

Partizani është në vendin e shtatë pas 12 javësh të luajtura. Ndaj Vllaznisë kryesuese u zhvillua një ndeshje e mirë, megjithatë mungoi fitorja. Të kuqtë barazuan 1 me 1, ndërsa kjo javë rezervon një tjetër takim me klub kryesues.

579222876_1287330906769559_205342535365662802_n

Bëhet fjalë për Elbasanin, që në takimin e tij barazoi ndaj Dinamos në “Air Albania”. Sfida me verdheblutë është programuar për datën 28 nëntor, ora 18:00. Ndeshja në “Elbasan Arena” pritet të jetë e luftuar, ndërsa risjell kujtimet e fazës së parë ku Elbasani fitoi 0 me 1. Ndryshe nga takimi me Vllazninë, grupi do të jetë më i plotë. Konkretisht bëhet fjalë për të paktën dy rikthime.

RIKTHIMET – Partizani do t’i kthehen dy protagonistët e fitores së fundit ndaj Teutës, që munguan ndaj Vllaznisë për shkak kartonësh. Llogaritë mund të bëhen me Diego Kontreras, i cili në debutim realizoi dopietë. Kolumbiani shton entuziazmin në kampin e kuq, ndërsa kthehet në momentin e duhur pasi ka firmosur kontratë deri në vitin 2029.

Kërnaja i beson 22-vjeçarit dhe këtë e tregoi me besimin që i dha në Durrës. Rikthim i rëndësishëm është edhe ai i David Atanaskoskit. Ndaj Teutës mbante shiritin e kapitenit dhe fitoi penalltinë, që u kthye më pas në gol nga Toma për të korrur 3 pikë. Atanaskoski është një prej liderëve të Partizanit dhe pritet që menjëherë të rikthehet në vendin e Buxhelajt.

PANORAMASPORT.AL