Postuar: Mars 20, 2026 | 20:15
Dy ndeshje pa shënuar, vetëm Bregu njeh golin te Dinamo
Dinamo do të përballet të shtunën me Vllazninë në “Loro Boriçi”, në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Daja do të synojë të dalë me fitore nga ky takim, teksa herën e fundit që e ka mundur, ka qenë në javën e dytë të Superiores, e cila për Dinamon ishte sfida e parë e sezonit të ri.

Në dy ndeshjet e radhës, Vllaznia ka marrë 2 fitore të tjera, nga të cilat njërën me rezultatin 1-0 dhe sfidën tjetër me shifrat 0-2. Veç humbjeve, Dinamo nuk ka ditur të shënojë as gola në këto sfida, teksa nga shënuesit e ndeshjes së parë, vetëm Bregu është gati. Të tjerët që realizuan ishin Guindo dhe Berisha. Nëse i pari është i dëmtuar, ky i fundit është larguar nga Dinamo.
PANORAMASPORT.AL













