“Duhet të ngremë kokën”, Bordin pas humbjes në derbi: Nuk e merituam, nëse do të luanim kështu ndaj Flamurtarit dhe Egnatias i kishim marrë 3 pikët
Tirana ndodhet në vendin e fundit dhe nuk po arrin të dalë ende nga kriza. Pas humbjes në derbin me Dinamon ka folur trajneri Roberto Bordin.

“Ata e kishin më shumë topin në zotërim por kishim disa situata që mund ti shfrytëzonim më mirë, në pjesën e dytë pastaj krijojmë shumë raste goli, por për fat të keq nuk arrijmë të shënojmë, kjo është situata. Fillimisht na duhet të pësojmë 1 ose 2 gola për të ndryshuar qasjen më pas, kemi pasur disa rinisje të shpejta duke përfituar nga topit që kemi marrë, por duhet ta shmangnim që të pësonim golin e dytë. Më pas erdhi edhe goli që shënuam me penallti me të cilin më pas mund të kishim pasur mundësi të barazonim, më vjen keq se djemtë kanë bërë një ndeshje të mirë, të paktën sot meritonim barazim dhe kjo është keqardhja ime.
Fola me lojtarët pak më parë i thash se kjo duhet të jetë nisja jonë për qasjen që patëm në lojë, është e vështirë situata pasi jemi në vendin e fundit me një humbje të pamerituar, është e vështirë për ta pranuar, por duhet të ngremë kokën që të punojmë më shumë, duhet të përmirësojmë disa gjëra në fazën mbrojtëse sepse golat e pësuar e diktojnë këtë, gabimet më të pakta kanë qenë ato në manovrën sulmuese. Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne, për mënyrën se si duhet të rinisemi.
Është një gabim që vazhdojmë ta bëjmë, kondicioni fizik po përmirësohet ditë pas dite, por vlen më shumë qasja e lojtarëve, sigurisht që duhet të përmirësohemi fizikisht, por sot mendoj se e kemi treguar si skuadër edhe në këtë aspekt, sot e quaj një ndeshje të ndryshme me Egnatian, nuk do të kishim humbur nëse do të luanim si sot kundër Flamurtarit dhe Egnatias, sot kemi bërë diccka ndryshe”, tha Bordin për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













