Do të ishte më i vlerësuari, Vllaznia këmbëngul për fantazistin që ka luajtur me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2025 | 22:22

Do të ishte më i vlerësuari, Vllaznia këmbëngul për fantazistin që ka luajtur me Kombëtaren

Vllaznia po punon që të transferojë Sherif Kallakun. Ky i fundit është përfolur edhe më parë për kalimin te kuqeblutë, teksa aktualisht është lojtar i lirë.

Screenshot 2025-06-21 120624

Kallaku ka përfunduar kontratën me Sepsin në Rumani. 27-vjeçari numëron paraqitje po ashtu me Kombëtaren shqiptare.

Do të ishte rikthim pas dy vitesh në Shqipëri për Kallakun. Fantazisti ishte pjesë e Teutës për herë të fundit.

Vlera aktuale e Kallakut në “transfermarkt” është 700 mijë euro. Në rast se kalon te Vllaznia, do të bëhet lojtari më i vlerësuar në treg nga skuadra kuqeblu.

kallakuu

PANORAMASPORT.AL