Disiplina pezullon 1 vit Sinan Bardhin, trajnerin e Besëlidhjes
Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e së mërkurës ka shqyrtuar problemet e vërejtura në ndeshjet e kategorive të ndryshme të të futbollit tonë. Pasi u njoh me relacionin e sekretariatit teknik, i diskutoi cështjet në tërësi, ky organ juridik pranë FSHF-së vendosi:
1. Trajneri i KF “Besëlidhja“, Sinan Bardhi, për nxitje të braktisjes së ndeshjes dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti.
2. KF “Besëlidhja“ për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive të masave të sigurisë së një ndeshjeje si dhe hedhjeve të sendeve të forta në fushën e lojës dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3. Lojtari i KF “Gramshi“, Moises Indequi, dhe lojtari i KF “Butrinti“, Andri Rugji, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohen secili me nga 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Trajneri i KF “Rubiku“, Preng Gjergji, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i KF “Rubiku“, Valentin Kola, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Lojtari i KF “Belshi”, Përparim Lici, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. KF “Bylis” U-17 për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Vllaznia” U-17 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
8. KF ”Bylis“ U-17 për mosparaqitje në ndeshje me KF “Shkëndia D” U-17 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
9. KF “Bylis” U-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Kukësi” U-19 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
10. KF “Tomorri“ U-19 dhe U-17 për mosparaqitje në ndeshjet me KF “Besëlidhja” U-19 dhe U-17 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
11. KF “Tërbuni“ U-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Vlora” U-19 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
12. KF “Kukësi “U-17 për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Gramozi” U-17 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
13. Lojtari i KF “Butrinti” U-17, Denis Sadikaj, për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.













