Disiplina i hoqi pezullimin pas gjobës së paguar, Edi Martini zgjedh bojkotin për sfidën me Partizanin
Edi Martini do të jetë në stolin e Vllaznisë sot kundër Partizanit, pasi ka shlyer me gjobë pjesën e mbetur të dënimit nga Disiplina. Trajneri shkodran ndërkohë ka zgjedhur të bojkotojë konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me “demat”.

Java e parë me Egnatian ishte mjaft intensive ku Martini u largua me karton të kuq. Kuqeblutë e fituan ndeshjen në Shkodër, teksa Disiplina vendosi për pezullimin e Martinit me dy ndeshje. Në takimin e kaluar ishte Dinamo që i mposhti shkodranët.
Vllaznia e pret ndërkohë Partizanin në orën 19:00. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe vlen për javën e tretë të Superiores.
Në konferencë për shtyp dje, u paraqit vetëm Melos Bajrami. Mbrojtësi e ka nisur mjat mirë këtë sezon duke shënuar edhe dy gola.
PANORAMASPORT.AL













