Postuar: Mars 14, 2026 | 21:57
Dinamo nuk ndryshon, mban standard me biletat
Dinamo do të presë nesër në “Air Albania” skuadrën e Teutës për ndeshjen e parë të fazës së katërt të Superiores. të besuarit e Dajës po kalojnë një moment të vështirë dhe kërkojnë mbështetjen e tifozerisë. Për këtë, edhe çmimet e biletave kanë mbetur të njëjta.

Kështu, Tribunat pas porte kushtojnë nga 500 lekë, aty ku do të vendosen pikërisht edhe tifozët e organizuar të Partizanit. Tribuna përballë, do të kushtojë 700 lekë, ndërkohë që çmimet janë më të kripura për tribunën qendrore e cila kushton 2000 lekë. Sakaq, një biletë në tribunën VIP, do të kushtojë 3000 lekë. Këtë sezon, Dinamo ka qenë një nga skuadrat me më pak tifozë në tribuna.
PANORAMASPORT.AL













